Brenda vilës së re të Kylie Jenner, ku karantina duhet të jetë më pak e vështirë

Bota e Yjeve

Brenda vilës së re të Kylie Jenner, ku karantina duhet të jetë më pak e vështirë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 07:12
Kylie Jenner

Ndërkohë që gjithë bota është e izoluar në shtëpi, duket se Kylie-it iu mërzit shtëpia e saj dhe vendosi të blejë një tjetër. Sigurisht që kur bëhet fjalë për Kylie-n nuk mund të presim që shtëpia të jetë e zakonshme.

Sipas People, ajo ka blerë një vilë në lagjen e famshme të Los Angeles, Holmby Hills. Shtëpia kushton as më pak dhe as më shumë se 36.5 milionë dollar. Kylie është miliardere, kështu që një shumë e tillë nuk është asgjë për të.

Shtëpia ka 7 dhoma gjumi, 14 banja dhe 20 hapësira parkingu, që Kylie të mund t’i parkojë të gjitha makinat e saj. Po ashtu shtëpia edhe ka një sallë tenisi dhe një pishinë të madhe.

Nuk është ende e qartë nëse Kylie është zhvendosur që tani në shtëpinë e re, por sipas llogarisë së fansave të miiarderes, Kylie’s Snapchat, fotot e fundit që ajo ka postuar në Instagram janë bërë në shtëpinë e re.

Nëse s'keni gjë tjetër më të mirë për të bërë, shijoni pamjet brenda shtëpisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat