Kylie ‘hakmerret’ për fotot e shkrepura nga paparaci, ku shfaqej zbathur dhe pa grim?

Bota e Yjeve

Kylie ‘hakmerret’ për fotot e shkrepura nga paparaci, ku shfaqej zbathur dhe pa grim?

Më: 28 prill 2020 Në ora: 06:41
Kylie Jenner

Disa foto të Kylie Jenner, të shkrepura nga papracët bënë xhiron e rrjetit javën e kaluar. Multimilionerja shfaqej në foto e pagrimuar, me flokët e kapur topuz dhe këmbëzbathur. Në foto shfaqej një Kylie që nuk kemi shansin ta shohim shpesh. Ajo dukej shumë ndryshe nga fotot që poston në Instagram, madje pa lidhje me selfiet pa grim që poston në rrjetet e saj sociale.

Ndërkohë që fotot e javës së kaluar u komentuan nga të gjithë, një tjetër foto po qarkullon së fundmi. Sërish një foto e shkepur nga paparaci, por kësaj radhe Kylie duket shumë në formë dhe e kuruar me detaje. Aq perfekte duket fotoja, saqë njerëzit mendojnë se është foto e inskenuar nga vetë Kylie.

Ndryshimi me fotot e javës së kaluar është mëse i dukshëm! Tani rrjeti po zien nga komentet e atyre që mendojnë se fotot janë bërë me dijeni të Kylie-t. Në fakt, s'do ishte çudi!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat