Gigi Hadid ndan imazhet e para, pas konfirmimit të shtatzënisë

Bota e Yjeve

Gigi Hadid ndan imazhet e para, pas konfirmimit të shtatzënisë

Më: 30 prill 2020 Në ora: 20:07
Gigi Hadid

Gigi Hadid ka publikuar disa imazhe të reja nga ferma ku po qëndron.

Ditën e djeshme u bë i ditur lajmi se modelja e njohur Gigi Hadid është shtatzënë.

Modelja është në muajin e pestë të shtatzënisë, ndërsa bashkë me Zayn Malik do të bëhen prindër për herë të parë.

Pas gjithë këtyre lajmeve që qarkulluan në shtypin rozë, Gigi publikoi disa selfie të realizuara për “Vogue”.

Ajo solli pamje nga ferma e tyre në Pensilvani, ku po qëndrojnë gjatë pandemisë COVID-19. Gigi kishte veshur një xhaketë, ndërsa kishte vendosur edhe një kapele me print leopardi, e fytyra e saj dukej e freskët pa grim.

Të mërkurën u konfirmua se Gigi po pret të bëhet nënë, ndërsa thuhet se gjinia është vajzë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat