Çfarë ndryshimi bëjnë 12 kg: ylli i televizionit shfaqet në super formë pas dobësimit!

Bota e Yjeve

Çfarë ndryshimi bëjnë 12 kg: ylli i televizionit shfaqet në super formë pas dobësimit!

Më: 2 maj 2020 Në ora: 10:27
Alexandra Cane

Ylli i televizionit Alexandra Cane nuk e fsheh krenarinë që ndjen me trupin e saj “të ri“: 28 vjeçarja e ka ndryshuar të gjithe garderobën  pasi arriti të humbiste 12 kg, një rënie në peshë kjo që ia ndryshuar krejtësisht pamjen.

Përmes fotove të fundit me bikini, Alexandra e nxorri edhe më shumë në pah ndryshimin drastik që ka pësuar.

Ylli i reality show-t rrëfeu vec të tjerash se stili i ri i jetesës e ka ndihmuar të kapërcejë dhe problemet me ankthin apo goditjet e panikut.

Ajo thotë se stërvitet shumë, dhe se në fillim e pati të vështirë me palestrën, por arriti t`ia merrte dorën dhe tani ndihet mjaft mirë.

Në këtë transformim të saj, ajo është drejtuar nga Aaron Phillips, i cili e ka udhëzuar për një miks ushtrimesh të intensitetit të lartë dhe lëvizjeve që ndihmojne tonifikimin muskular.

Image
Alexandra Cane
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat