I shoqi ju vra para syve në Londër/ E shkatërruar, shfaqet për herë të parë gruaja e “bosit” shqiptar

Bota e Yjeve

I shoqi ju vra para syve në Londër/ E shkatërruar, shfaqet për herë të parë gruaja e “bosit” shqiptar

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:32
Debora Beqiri

Debora Beqiri, bashkëshortja e shqiptarit të vrarë në Londër në vigjilje të Krishtlindjeve, është shfaqur për herë pas ngjarjes tragjike.

Kur kanë kaluar rreth 5 muaj nga ngjarja e rëndë, ajo ka vendour të hapë llogarinë e saj në Instagram, duke publikuar disa pamje ngë përditshmëria.

Në një prej postimeve, ajo shfaqet me cigarë në gojë me një nga mikeshat. Në fytyrën e Deborës duket ende qartë trishtimi për humbjen e njeriut të zemrës.

Image

Flamur Alex Beqiri u vra në derën e shtëpisë së tij më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, në sy të gruas dhe djalit të mitur.

Shqiptari i Kosovës, i lindur në Ferizaj, por që jetonte prej disa kohësh në kryeqytetin britanik, punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Image

Sipas mediave britanike, ekzekutimi i 36-vjeçarit është i lidhur me disa vrasje në Suedi, ku Beqiri figuronte ne 2008-tën si njëri prej njerëzve më të kërkuar në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat