Paparacët fotografojnë Duan dhe Anwar teksa dalin jashtë shtëpisë

Bota e Yjeve

Paparacët fotografojnë Duan dhe Anwar teksa dalin jashtë shtëpisë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 14:50
Dua Lipa

Ajo ka qenë duke e shijuar një kohë të gjatë qëndrimi me të dashurin e saj amerikan, Anwar Hadid në Mbretërinë e Bashkuar, derisa po qëndrojnë bashkë gjatë mbylljes pë shkak të pandemisë COVID-19, shkruan DailyMail.

Dua Lipa, 24 vjeç dukej se e prezantoi të dashurin e saj 20 vjeçar në jetën e përditshne në kryqytetin anglez, pasi ai ishte parë duke dalë nga shtëpia e tyre me qira në Londër për të nxjerrë qeset e bërllokut të martën pasdite.

I lindur në Los Angeles, vëllai i vogël i Gigi dhe  Bella Hadid, u pa me një palë atlete dhe me veshje sportive.

Image

Ndërsa, Dua dukej e lezetshme me një bluzë, xhinse e atlete të zeza si dhe kishte vendosur edhe kapele në kokë.

Ajo u pa teksa hyri në makinë dhe është kthyer menjëherë. Pavarësisht pandemisë, Dua dhe Anwar kanë kaluar kohë produktive së bashku.

Image

Në fund të javës së kaluar, çifti morën pjesë në festën për ditëlindjen e 19-të të motrës së Duas, Rinës, ndërsa u kritikuan se shpëfillën masat e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat