Halle Berry çdo ditë e qet në fytyrë këtë maskë: Ka katër përbërës më të zakonshëm, mirëpo aktorja betohet në të!

Bota e Yjeve

Halle Berry çdo ditë e qet në fytyrë këtë maskë: Ka katër përbërës më të zakonshëm, mirëpo aktorja betohet në të!

Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:58
Halle Berry

Ajo shkëlqen, tendos, zvogëlon mirë linjat dhe rrudhat dhe forcon shkëlqimin natyral, mirëpo është super dhe e thjeshtë – thotë në postimin e saj

Aktorja amerikane dhe fituesja e çmimit “Oscar”, Halle Berry (53), kohë më parë në Instagram ka shkruar që lëkura i shkëlqen falë karantinës, përkatësisht maskës DIY për fytyrë të cilën e bën vetë në shtëpi çdo ditë nga dita e parë e izolimit, ndërsa ka vendosur ta ndajë me ju këtë recetë të bukurisë.

“Nuk ekziston koha më të mirë se kujdesi për veten nga kjo që është tani. Prandaj sot po ndaj një ndër recetat e mia më të preferuara për maskën e fytyrës me përbërësit të cilët shumica tashmë i kanë në kuzhinat e tyre”, thotë Berry, transmeton Telegrafi.

Përbërësit të cilët nevojiten:

– 2 lugë të vogla çaj të gjelbër (granula);
– aq sa mund të kapet me gisht shafran pluhur;
– ½ e lugës së vogël lëng limoni;
– ¼ jogurt të zakonshëm.

Përzieni katër përbërësit. Qiteni sa më shumë në fytyrë dhe qafë dhe lëreni rreth tre minuta. Shtoni edhe një lyerje dhe lëreni në fytyrë edhe 10 minuta.

Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe qitni kremin e zakonshëm hidratues.

Të njëjtën kohë, mineralet dhe antioksidantët nga çaji i gjelbër pengojnë plakjen e hershme dhe rrudhat kundër dëmtimit të shkaktuara nga rrezatimi UV, ndërkaq jogurti përmban thartira qumështi të cilat e bëjnë lëkurën të butë dhe nga ajo eliminojnë qelizat e vdekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat