Ia huq “Daily Mail”, publikon gabimisht fotografi të Taynas

Bota e Yjeve

Ia huq “Daily Mail”, publikon gabimisht fotografi të Taynas

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 16:13
Tayna

Mediumi prestigjioz anglez “Daily Mail” së fundi ka bërë një gabim në të cilin është përfshirë reperja, Tayna.

“Daily Mail” kanë bërë një shkrim për reperin amerikan me famë botërore, Tyga i cili dje mori pjesë në protestat paqësore në Hollyëood për vdekjen e George Floyd, ndërsa bashkë me të ishte edhe një femër misterioze, që sipas tyre ka emrin Tayna.

Derisa kanë publikuar fotografi të Tyga dhe femrës që ishte me të, ata në mes të tekstit kanë futur disa fotografi të reperes nga Prizreni duke e ngatërruat kështu me partneren e reperit amerikan.

Image
Tyga

Sidoqoftë reperja shqiptare brenda një kohe të shkurtër ka arritur të mbledh 1.4 milionë ndjekës në Instagram, prandaj nuk është çudi që fama e saj ka kaluar kufijtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat