Zaimina Vasjarin e gjen 33-vjetori si në filma, plani për fëmijë të dytë dhe projekti i mbetur peng me …

Bota e Yjeve

Zaimina Vasjarin e gjen 33-vjetori si në filma, plani për fëmijë të dytë dhe projekti i mbetur peng me …

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 15:59
Zaimina Vasjari

Këngëtarja e showbizzit shqiptar, Zaimina Vasjari, ka festuar ditëlindjen e saj të 33-të, duke celebruar kështu nga shtëpia jetën e saj luksoze si në telenovela.

Në llogarinë e Zaiminës në “Instagram” nuk kanë munguar urimet e ndryshme nga miqtë apo ndjekësit e saj, të cilët janë kujdesur t’i shkruajnë fjalët më të ëmbla.

Ndërkohë, Vasjari publikoi një foto veshur me një fustan të kuq, duke treguar si e ka gjetur kjo ditëlindje.

“Jam një vit më e madhe, më e mençur dhe mirënjohëse”, ka shkruar këngëtarja krah postimit, ku duket vendi i zbukuruar me tullumbace dhe torta në ngjyrë të zezë, e cila me siguri i ka surprizuar jo pak ndjekësit.

Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshiron që në të ardhmen, familja e saj të zgjerohet me fëmijë të tjerë, sepse vajza e tyre Khloe i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre. E ftuar në një program televiziv disa kohë më parë, ajo rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale. Këngëtarja u tregoi të gjithëve me një ngazëllim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë”, tha Zaimina vitin e kaluar. Siç duket, nuk i trembet aspak faktit që të rrisë dy fëmijë njëkohësisht. Para dy vitesh, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin.

“My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte diçitura sipër fotos, ku shihej se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj.

Me fotot ku merrte rreze në pishinën e saj, këngëtarja inauguroi kështu vilën që dukej përrallore. Vasjari, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj. Duket se pas sjelljes në jetë të vajzës nga lidhja me biznesmenin, çifti ka nisur jetën e re si familje pasanikësh në banesën e tyre të re.

Ndërkohë, për të gjithë kureshtarët e jetës familjare të Zaiminës, ajo dhe bashkëshorti i saj Klodiani kanë vite bashkë në një marrëdhënie dashurie, që është përfolur para se në jetë të vinte vajza e tyre Khloe. Fillimet e karrierës së Zaimina Vasjarit kanë qenë si pjesëmarrëse në gara bukurie e nëpërmjet muzikës. Ajo gjithmonë ka sjellë bashkëpunime, të cilat i kanë rezistuar kohës.

Pyetja është: Po në muzikë, a ka plan të rikthehet? Këngëtarja kishte vendosur të bënte pak pushim nga muzika dhe të fokusohej më tepër te familja dhe biznesi i saj, por në një postim në “Instagram” të para një viti, Zaimina zbuloi se në fakt ka ndërmend të sjellë projekt të ri dhe për më tepër, një bashkëpunim të suksesshëm me këngëtarin Flori Mumajesin.

“Kur do sjellësh një këngë të re si ‘Po ta dija unë’”, e ka pyetur një nga fansat dhe Zaimina ia ka kthyer, duke thënë se këtë gjë e di Flori Mumajesi. Mesa duket, dyshja ka kohë që planifikon një projekt të ri, por e ka mbajtur sekret për publikun.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat