Oriola Marashi “dogji” rrjetin me pozën seksi, futbollisti i njohur “çmendet” pas saj

Bota e Yjeve

Oriola Marashi “dogji” rrjetin me pozën seksi, futbollisti i njohur “çmendet” pas saj

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 10:40
Oriola Marashi

Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka “djegur” rrjetin me disa poza shumë seksi e provokuese që ka postuar në profilin e saj në “Instagram”.

Në një foto, ajo shfaqet e veshur me një body transparent e ulur në shkallë. Në gojë mban një cigare, ndërsa shfaqet duke prerë disa limonë.

Poza e saj si gjithmonë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra komente. Por ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen ka qenë pikërisht komenti që i ka lënë partneri i saj, Eros Grezda.

Image

“My limonade”, i shkruan futbollisti i njohur, të cilit modelja seksi i ka kthyer menjëherë përgjigje: “My”.

Eros dhe Oriola kanë kohë që janë në një lidhje, por vetëm pak javë më parë vendosën që ta bënin publike. Ndërkohë çifti ka kaluar bashkë edhe kohën e izolimit për shkak të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat