Kylie Jenner ndryshon tërësish pamjen, tërheq vëmendje në pozat e reja - Bota Sot
Kylie Jenner ndryshon tërësish pamjen, tërheq vëmendje në pozat e reja

Bota e Yjeve

Kylie Jenner ndryshon tërësish pamjen, tërheq vëmendje në pozat e reja

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 12:11
Kylie Jenner

Në pothuajse mbarë botën, për atë që diskutohet më së shumti është padyshim Kylie Jenner.

Ajo që në moshë të re ka hyrë në histori si një biznesmenë e suksesshme, ndërsa ndan edhe informacione të tjera me ndjekësit e saj, shkruan Daily Mail.

Sa i përket paraqitjeve të saj, Kylie njihet për eksperimentet e shumta me dukjen dhe veshjet, shumat e të cilave arrijnë shifra të mëdha.

Image

Në një postim në rrjetin social Instagram, 22-vjeçarja ka vendosur që të ndryshoj totalisht, teksa mezi vërehet së është ajo.

Duke u munduar që të përdorë minimalisht makijazh, bukuroshja ka ndryshuar ngjyrën e syve në blu, ndërsa flokët i ka bërë brune.

Image

Imazhe të tilla vijnë pasi motra e saj, Kim Kardashian është shfaqur me flokë ngjyrë kuqë.

Ndonëse po shijon shpenzimet e saj në gjësende luksoze, revista Forbes më parë ka akuzuar Jenner se ka gënjyer rreth të ardhurave të saj, gjë që shkaktoi aludime se ajo nuk është me të vërtetë miliardere.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat