“Me të brendshme ngacmon më shumë se topless apo nudo”- Xhensila Pere: Asetet duhen ekspozuar në ekran, por me mua do … - Bota Sot
“Me të brendshme ngacmon më shumë se topless apo nudo”- Xhensila Pere: Asetet duhen ekspozuar në ekran, por me mua do …

Bota e Yjeve

“Me të brendshme ngacmon më shumë se topless apo nudo”- Xhensila Pere: Asetet duhen ekspozuar në ekran, por me mua do …

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 06:39
Xhensila Pere

Me filozofinë e Karl Lagerfeld se “Nëse femra nuk e ka elegancën e zhveshur, nuk mund ta ketë kurrë e veshur”, Xhensila Pere ka realizuar setin e ri të fotove bardhezi me të brendshme.

I pëlqen të jetë kundër rrymës dhe ndaj në këtë stinë vere, ndryshe nga vajzat që pozojnë në plazh me bikini, ajo zgjedh të ulë ndriçimin dhe të pozojë me veshje intime.

Ish-lojtarja e “Big Brother” rrëfen në këtë intervistë sekretet e vajzës mendjehapur dhe projektin e saj televiziv paradoksal.

90-60-90 janë përmasat e fizikut tënd, ashtu siç ke deklaruar në statusin që shoqëron setin e ri të fotove. Pra, ke përmasat ideale?

Xhensila Pere: Po, këto janë përmasat e mia.

Image

Pse realizove një set me të brendshme në kohën kur mund të dilje me bikini, meqë jemi në stinën e verës?

Xhensila Pere: Sepse më pëlqen të jem ndryshe. Asnjëherë nuk më ka pëlqyer të eci me turmën. Dua që çdo veprim i imi të mbajë firmën time.

Çfarë ndjesie të jep zhveshja si koncept, a janë të brendshmet më ngacmuese sesa topless-i apo nudot?

Xhensila Pere: Absolutisht, të brendshmet janë shumë më shumë sensuale dhe ngacmuese sesa topless apo nudo. Për mua, zhveshja (ajo profesionale) është një tregues elegance, e cila në vetvete është një kualitet fizik. Dhe ashtu si e ka thënë dhe Karl Lagerfeld: Nëse femra nuk e ka elegancën e zhveshur, nuk mund ta ketë kurrë e veshur.

Image

Linja fit dhe muskuj, si ke arritur ta ndërtosh këtë trup?

Xhensila Pere: Nëse do them që kujdesem, do gënjeja. Kam një metabolizëm që më nderon, edhe pse prefiksi ndryshon.

Meqë ke eksperiencë si Miss dhe si organizatore e mentore e “Miss Universe Albania”, cilat janë kriteret e ditëve të sotme për të poseduar një kurorë bukurie?

Xhensila Pere: E bukura është relative, ndaj nuk vendosim dot një standard të prerë si me thikë. Kriteri i parë dhe më i rëndësishmi është bukuria fizike dhe tiparet e rregullta, pra të jetë e bukur. Nëse ka dhe vetëbesimin, sepse në fund të fundit kjo është një garë vetëbesimi, atëherë është e denjë ta mbajë atë kurorë mbi kokë.

Sa u takon meshkujve, të josh trupi muskuloz patjetër, apo ka një kriter tjetër që nuk e toleron në zgjedhjet e tua?

Xhensila Pere: E kam kaluar fazën e muskujve. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë kërkon një mashkull me karakter, të aftë e të gatshëm për të ndjekur hapat e tu. Të të ndihmojë të rritesh dhe të krenohet për/me ty.

Për dikë që do të pyeste si arrin të fitosh kaq para sa të bësh jetë luksi, ç’përgjigje do jepje?

Xhensila Pere: Nëse punon dhe përkushtohesh, nuk ka asgjë të pamundur. Nuk u jam nënshtruar dështimeve dhe kam insistuar derisa kam arritur aty ku dua. Puna shpërblehet gjithmonë. Nëse vendos kritere dhe standarde për jetën tënde e nëse punon për këto, mund t’ia dalësh.

Në konceptin tënd, ekziston dashuria pa seks dhe seksi pa dashuri? Ti, në pamundësi për t’i gjetur të dyja, kë do zgjidhje?

Xhensila Pere: Për konceptin tim dhe ashtu si unë jam e ndërtuar, ku ka dashuri ka edhe seks dhe ku ka seks ka edhe dashuri. Për mua ecin paralel. Por nëse vërtet do më duhej të zgjidhja, do zgjidhja në mënyrë kategorike: dashuri pa seks. Sepse në kohët ku jetojmë, jemi të varfër shpirtërisht, kemi mungesë dashurie. Ka thjesht partnerë e jo çifte; ka seks, por s’ka ndjenjë; ka njerëz që nuk dinë të falin dashuri, por e keqja më e madhe është fakti që njerëzit tanimë nuk dinë as ta marrin dashurinë që mund t’u falet.

Televizioni është ambicia jote e momentit dhe ç’mund të bëjë ndryshe për të tërhequr vëmendjen e publikut e njëkohësisht duke mos u komentuar për zhveshje apo ekspozim formash në ekran?

Xhensila Pere: Televizioni është një pasion i imi dhe besoj se nuk do t’i mungoj ekranit. Nëse kjo po ndodh, është zgjedhje, pasi kam disa parime, të cilat nuk do t’i shkel asnjëherë, edhe nëse kjo do të thotë që s’do jem më pjesë e tij. Ose do bëhet në kushtet e mia, ose jo. Ndaj, kur unë të jem aty ku dua, do vihet re diferencë dhe risi, jo fotokopja e radhës.

Image

Për sa i përket zhveshjes, kur ke disa asete dhe nëse përdor elegancën e klasin, si dhe etikën njëkohësisht, është plotësisht e pranueshme. Në fund të fundit, modele, miss… Pse të mos ekspozohesh?! Aq më tepër kur mendon që gjysma e programeve sot shiten nga asetet e vajzave prezantuese apo në panel. Paradoksi më i madh do jetë kur të vijë në jetë programi im, që vetëm e zhveshur nuk do jem dhe do jetë një risi.

E si mund ta tërheqësh vëmendjen mediatike, ke një sekret?

Xhensila Pere: Kam shumë mënyra që unë mund të marr vëmendjen mediatike, ashtu si ka ndodhur tashmë prej shumë vitesh, por nuk është faji im që komentohet vetëm zhveshja. Një personazh si unë është plot diversitet, por edhe pse jemi në 2020, populli ynë vazhdon të çuditet kur ti shkon në plazh me rrobabanjo.

Frika më e madhe që ke në këtë periudhë pandemie?

Xhensila Pere: Absolutisht prindërit e mi, duke qenë se ata janë më të rrezikuarit. Ndërsa frika tjetër është privimi i së drejtës themelore të njerëzimit: liria.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat