Vdes në moshën 27 vjeçare djali i Marie Lisa Presley, Benjamin Keough

Bota e Yjeve

Vdes në moshën 27 vjeçare djali i Marie Lisa Presley, Benjamin Keough

Nga: B.F Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:58
Benjamin Keough

Sipas TMZ, djali i Lisa Marie Presley dhe Danny Keough, Benjamin Keough, siç duket ka bërë vetëvrasje në Calabasas, Kaliforni. Ai ishte vetëm 27 vjeç.

Sipas burimeve të zbatimit të ligjit, Benjamini kishte ndërruar jetë për shkak të "plagës së vetë-shkaktuar me armë" të dielën.

Për lajmin e trishtuar, reprezentuesi i Lisa Marie Presely për mediat e huaja  u shpreh: “Ajo është plotësisht zemërthyer dhe e shkatërruar, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11 vjeçar dhe vajzën e saj Riley. Ajo e adhuronte atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj”.

Tani për tani, përfaqsuesi i Lisa Marie nuk i komentoi detajet rreth vdekjes së Benjaminit. Për më tepër, nuk është konfirmuar se çfarë e shkaktoi vdekjen e Benjaminit.

27 vjeçari lindi në një familje të famshme, dhe siç duket ai ka ndjekur gjurmët e gjyshit të tij Elvis Presley dhe babait Danny, Benjamini ishte duke ndjekur një karrierë në muzikë sipas TMZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat