Momentet kur Nicola Peltz i ka kopjuar veshjet e ‘vjehrrës’ Victoria Beckham

Bota e Yjeve

Momentet kur Nicola Peltz i ka kopjuar veshjet e ‘vjehrrës’ Victoria Beckham

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 12:34
Petz dhe Beckham

Dihet se Petz tashmë është përshtatur me stilin e vjehrrës së saj, Victoria Beckham.

Ajo kishte veshur një fustan që kushtoi rreth 1.500 euro, të dizajnuar nga nëna e partnerit të saj, në një fotografi që çifti e postoi këtë javë për të njoftuar fejesën e tyre.

Ata dukeshin shumë bukur dhe të lumtur.

Kjo nuk ishte hera e parë që aktorja e 21 vjeçare e “Transformers” dukej sensuale duke kopjuar stilin e vjehrrës.

Në vitin 2016, tregoi të njëjtin sens stili me një fustan të zi, për Vogue në New York, pasi Bechkam tregoi një stil të ngjashëm në një ngjarje të vitit 2015 në Londër.

Në vitin 2013, Victoria veshi një fustan me dantella, i cili më shumë ngjante me një fustan nate, të cilin pak a shumë e kopjoi Peltz vitin e kaluar.

Kur seria, “Orange Is the New Black” bëri bujë në SHBA (viti 2005), Victoria kishte kombinuar në mënyrë elegante të dy ngjyrat për një shëtitje në kryeqytetin e Spanjës me djalin e saj, Romeo, ndërsa David Beckham ishte duke luajtur për Real Madridin.

Nicola zgjodhi për një kombinim të ngjashëm shtatorin e kaluar, me pjesë nga marka Givenchy, në Festivalin e Filmit në Toronto.

Edhe disa herë të tjera, ku Nicola duket e veshur njëjtë si Victoria i gjeni më poshtë:

Image
foto 1.
Image
foto 2.
Image
foto 3.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat