Rrëfehet Rike Roçi, si kaloi kanalin e Otrantos ilegalisht: Kisha frikë, mbaja dorën e motrës - Bota Sot
Rrëfehet Rike Roçi, si kaloi kanalin e Otrantos ilegalisht: Kisha frikë, mbaja dorën e motrës

Bota e Yjeve

Rrëfehet Rike Roçi, si kaloi kanalin e Otrantos ilegalisht: Kisha frikë, mbaja dorën e motrës

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:28
Rike Roçi

Ish-banorja e Big Brother, Rike Roçi, është kthyer pas në kohë dhe ka treguar një histori të dhimbshme të jetës së saj.

Ajo kujton momentin e largimit ilegalisht drejt Italisë me familjen, 25 vite më parë.

Rike tregon se mbante dorën e motrës nga frika e detit dhe errësirës.

Ajo thotë se gjithçka ia vlejti, teksa ndan foto me varkë, ku shton se falë atij udhëtimi, sot është si turiste në një varkë me familjen e saj.

Mesazhi i plotë i Rikes

“Histori e shkurtër! 25 vjet më parë, nga Shqipëria kalova në kanalin e Otrantos në mënyrë të paligjshme si një emigrante e vogël me gjithë familjen time…Unë mbaja dorën e motrës time fort nga frika e detit të thellë dhe errësirës…sot pas 25 vjetësh u ktheva me familjen time duke kujtuar atë udhëtim kaq të frikshëm…por që më bëri të kuptoj se ia vlente dhe se falë këtij udhëtimi, edhe pse ilegalisht dhe plot frikë, sot jam këtu si turist në një varkë me familjen time.

Më pëlqen jeta ashtu siç e kam dashur gjithmonë, e lumtur dhe e shëndetshme…E dua Italinë dhe nuk do të ndalem kurrë së falenderuari, është vendi që më ka dhënë gjithçka”, shkruan Rike Roçi.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat