Më në fund të fejuar/ Georgina zbulon super unazën që i dhuroi Ronaldo

Bota e Yjeve

Më në fund të fejuar/ Georgina zbulon super unazën që i dhuroi Ronaldo

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 06:33
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez

Ditën e djeshme, Georgina Rodriguez ka ndezur spekulime se është fejuar me Cristiano Ronaldon, ndërsa ndau një mesazh të fshehtë së bashku me një çast romantik të tyre.

Çifti, të cilët ndodhen me pushime në një jaht prej 5.5 milionë paundsh, pozuan për një foto ku futbollisti shfaqet duke i mbuluar dorën partneres së tij.

Mirëpo, dje Georgina ka zbuluar edhe super unazën që ka marrë nga partneri i saj, Cristiano Ronaldo.

Image

Në foton e publikuar në Instagram, ajo dukej e mrekullueshme në një fustan të kuqërremtë që ia shfaqte linjat, ndërsa Ronaldo kishte veshur një këmishë të ‘Louis Vuitton’ me pantallona fildishi.

Dyshja pozuan mjaft të lumtur pranë detit dhe tashmë kanë dëshmuar dashurinë e madhe që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat