Mahnitëse, Georgina Rodriguez në festivalin e Filmit në Venecia me fustanin e stilistes shqiptare

Bota e Yjeve

Mahnitëse, Georgina Rodriguez në festivalin e Filmit në Venecia me fustanin e stilistes shqiptare

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 07:35
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez ka zgjedhur sërish stilisten shqiptare Lia Stublla për ta veshur në Festivalin e Filmit në Venecia. 

Partnerja e Cristiano Ronaldos shkëlqeu në tapetin e kuq e veshur me një fustan të zi të çarë në pjesën e kofshës me temina dhe dekolte të hapur të stiluar nga Lia Stublla.

Fustani elegant i stilistes shqiptare i vendoste në pah format e saj trupore perfekte dhe dukej mahnitëse.

Image

“Si gjithmonë është një kënaqësi e veçantë të krijosh fustane për zonjën e bukur Georgina, shumë faleminderit edhe njëherë që i besove punës sonë, ti i bën që veshjet tona të shkëlqejnë ndryshe ❤️?”- shkroi stilistja në një postim në Instagram, shoqëruar me disa foto të modeles me fustanin e zi.

Kjo është hera e tretë që Georgina Rodriguez zgjedh Lia Stubllës për tu veshur në eventet e mëdha botërore.

Image

Gjatë prezantimit në San Remo këtë vit, ajo veshi jo një por dy fustane të stilistes shqiptare.

Ajo doli në skenë me një fustan në ngjyrë të bardhë dhe një tjetër në floriri, të dy me një prerje pas trupit të realizuara nga stilistja shqiptare.

Fustanet nxorën në pah elegancën të dashurës së Cristiano Rolandos.

Ndërkaq ajo shkëlqeu edhe në eventin e Shanghait me fustanin e Lia Stubllës.

Georgina Rodriguez eci në tapetin e kuq e veshur me një fustan bust në ngjyrë ulliri, me një të çarë që i tregonte këmbën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat