Kendall duket mahnitëse në darkë me partnerin Devin Booker

Bota e Yjeve

Kendall duket mahnitëse në darkë me partnerin Devin Booker

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 17:24
Kendall Jenner

Kendall Jenner duket mahnitëse e veshur në të kuqe, ndërsa shijon darkën me partnerin e saj, Devin Booker.

Ata thuhet se kanë filluar të takohen në fillim të këtij viti, shkruan DailyMail.

Kendall Jenner u pa të premten duke shijuar një mbrëmje  me Devin Booker në Santa Monica, California.

Ylli televiziv, 24 vjeçe, dukej senzacionale me basketbollistin profesionist, 23 vjeç. Ajo dukej bukur e veshur me pantallona dhe bluzë të kuqe, të kombinuar me një palë taka.

Modelja kishte lëshuar flokët e zezë, ndërsa kishte vendosur makijazh të lehtë dhe mbante në duar një çantë të markës “Louis Vuitton” dhe një maskë të vendosur për t’u mbrojtur nga virusi COVID-19.

Kurse, basketbollisti një pamje më të thjeshtë ku mbante veshur një bluzë të bardhë me logo që shkruante “Art that kills” (Art që vret), dhe një palë pantallona bezhë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat