Katy Perry shihet për herë të parë në publik, pasi solli në jetë vajzën e saj

Bota e Yjeve

Katy Perry shihet për herë të parë në publik, pasi solli në jetë vajzën e saj

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 21:37
Katy Perry

Ajo solli në jetë fëmijën e parë, Daisy Dove, së bashku me të fejuarin e saj Orlando Bloom.

Deri më tani, këngëtarja e njohur Katy Perry, nuk është parë në publik, pasi i është dashur të bëjë pushim, shkruan Daily Mail.

35-vjeçarja është shfaqur në Santa Barbara e veshur me një fustan të gjatë, ndërsa ka mbuluar fytyrën përmes një kapele dhe maskës mbrojtëse.

Për ta bërë veshjen edhe më komode, Katy kishte vendosur që të vesh një palë sandale të markës “Adidas”.

Duket se ajo ka dalë për të bërë blerje, pasi që të dy duart i ka pasur të zënë me gjësende të blera.

Por, para se të shpenzonte paratë në produkte, këngëtarja është parë të ndalet për të shijuar një kafe.

Ndërkaq, Katy dhe Orlando për momentin janë duke jetuar në Montecituo, ku po mundohet të adaptohen me vendin pas lindjes së vajzës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat