Aktorja turke, Nurgul Yesilcay e njohur në vendin tonë si “Gylseren” nga telenovela “Fate të kryqëzuara” ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa foto në instagram.
Nurgul Yesilçay, e pikasur gjithmonë për pamjen e saj të kuruar dhe trupin gjithmonë në formë, duket se po pushon në Bodrum me të dashurin e saj, Necati Kocabay.
Ajo, ndan shpeshherë foto me ndjekësit dhe është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale.
Këtë herë, aktorja pozoi me një fustan të verdhë, ku shkruan: "Kam sjellë fotografi të freskëta’.