Miley Cyrus po shijon jetën si beqare, duke bërë striptizëm në Instagram

Bota e Yjeve

Miley Cyrus po shijon jetën si beqare, duke bërë striptizëm në Instagram

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:31
Miley Cyrus

Miley Cyrus po e shijon në maksimum ndarjen nga i dashuri Cody Simpson, pasi këtë të enjte u shfaq topless në Instagram duke shijuar jetën e saj si beqare.

27-vjeçarja tregoi fizikun e saj duke mbuluar me duar gjoksin, ndërsa në sy binin tatuazhet e saj.

Miley doli fillimisht me një crop-top në ngjyrë të zezë të cilën e hoqi më pas sikur të ishte duke bërë striptizëm në Instagram.

Duke mbështjellë krahët rreth vetes, ajo kafshoi buzën në dukje shumë sensuale për kamerën, ndërsa dëgjonte divën 61 vjeçare të rock-ut Joan Jett.

“Të jesh beqare do të thotë të kesh më shumë kohë për të filmuar veten duke u zhveshur para Joan Jett”, shkroi ajo në një nga videot.

Image
Miley Cyrus

Miley ka qenë një adhuruese e përkushtuar prej kohësh e Joan dhe madje e prezantoi ikonën në Hall of Fame të Rock ‘N’ Roll në 2015.

Gjatë fjalimit ajo tha se donte të bënte seks me Joan Jett, kur dyshja dinamike performuan së bashku në The Oprah Winfrey Show në 2011.

Ndarja e saj nga Cody erdhi një vit pas ndarjes nga bashkëshorti Liam Hemsworth, me të cilin ishte martuar për rreth nëntë muaj.

Pasi u nda nga Liam, ajo pati një romancë të shkurtër vere me Kaitlynn Carter, e cila sapo ishte ndarë nga Brody Jenner.

Image
Miley Cyrus
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat