Zyrtarizoi lidhjen e re, Bebe Rexha nuk kursehet për të dashurin, i bën dhuratë një Ferrari

Bota e Yjeve

Zyrtarizoi lidhjen e re, Bebe Rexha nuk kursehet për të dashurin, i bën dhuratë një Ferrari

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 21:16
Bebe Rexha

Bebe Rexha zyrtarizoi lidhjen e re, pak muaj pasi u fotografua në rrugët e Los Angeles krah një djali brun. Një ditë më parë, artistja shqiptare publikoi një foto krah partnerit duke i uruar ditëlindjen, por preferoi ta mbante të fshehtë portretin e tij.

Por, mediat e huaja kanë arritur të zbulojnë identitetin e tij dhe bëhet fjalë për kineastin Keyan Safyari, me të cilin është fotografuar duke u puthur në Los Angeles. Madje, sipas revistës “People”, ylli i hitit “I’m a mess” i ka dhuruar atij një Ferrari për ditëlindje.

Dyshja u shfaq për herë të parë në publik në muajin Mars, ku u fotografuan të kapur për dore gjatë një shëtitjeje në Los Angeles. Në vitin 2017, Bebe tha në një intervistë për herë të fundit kishte qenë në një lidhje në 2015-ën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat