Luana Vjollca shpenzon shumën marramendëse për veshjen; njëjtë si aktorja me famë botërore!

Bota e Yjeve

Luana Vjollca shpenzon shumën marramendëse për veshjen; njëjtë si aktorja me famë botërore!

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 16:16
Luana Vjollca

Premiera e “Shiko Kush LUAN” po vjen dhe Luana Vjollca na mahniti të gjithëve me “look”-un e saj.

Gjithmonë e kuruar në detaje, por këtë herë e veshur me Alexander McQueen, moderatorja shkëlqen nga koka te këmbët.

Fustani i kuq lëkurë nga Alexander McQueen rrëmbeu vëmendjen e të gjithë botës vetëm pak më parë në tapetin e kuq nga aktorja e famshme Emily Blunt në premierën e filmit të saj “A Quiet Place Part ll” në New York, e cila u komentua nga mediat botërore si një “look” miliona dollarësh.

Image

Epo s’kishte si të mos i rrinte perfekt edhe moderatores shqiptare, e cila njihet për trendet e fundit dhe koleksioni i fundit 2020 nga Alexander McQueen bëri që Luana të pëlqehej nga të gjithë.

Por prisni pak!

E dini sa ka shpenzuar moderatorja për këtë ‘look’ miliona dollarësh? Vërtet miliona! Plot 10,000 EURO! Epo tani të gjithë e dimë se e bukura kushton!

Kështu që e mbyllim me një shprehje mbi modën: “Eleganca nuk është vetëm të biesh në sy, por të mbahesh mend” dhe me këtë veshje Luana do mbahet mend gjatë!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat