Demi Rose thekson të pasmet në pozat e reja

Bota e Yjeve

Demi Rose thekson të pasmet në pozat e reja

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 17:26
Demi Rose

Modelja e njohur, Demi Rose po pëlqehet në masë të madhe me paraqitjet e saj të fundit.

Ajo është aktive në rrjete sociale, duke postuar imazhe të ndryshme nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e ndryshme.

Një pjesë të madhe të kohës ajo është duke e kaluar në Ibiza të Spanjës, nga ku edhe po i mban të azhurnuar fansat.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka mahnitur fansat me dukjen glamuroze.

E veshur me fustan shumëngjyrësh, Demi në rend të parë ka theksuar të pasmet e formësuara, për të cilat komentohet mjaft shumë.

Flokët kësaj radhe i ka bërë të lakuara, teksa për makijazh ka vendosur ngjyra të lehta.

“Çka po kërkon është duke të kërkuar ty”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Ndërkaq, Demi vazhdon të jetë ndër modelet më të kërkuara në fushën e modelingut. 

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat