Kishte gjakderdhje gjatë shtatzënisë, modelja e njohur shtrihet në spital

Bota e Yjeve

Kishte gjakderdhje gjatë shtatzënisë, modelja e njohur shtrihet në spital

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 10:22
Chrissy Teigen

Chrissy Teigen pësoi gjakderdhje gjatë shtatzënsië.

Chrissy Teigen është shtruar në spital në Los Angeles pasi pësoi gjakderdhje të rëndë gjatë shtatzënisë së saj, shkruan CNN.

Modelja dhe ylli televiziv, e cila është në pritje të fëmijës së saj të tretë me burrin këngëtar John Legend, u dërgua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai, disa orë pasi u ankua se ishte “aq e mërzitur” e mbyllur në shtëpi për shkak të rrezikut që ia shkaktoi shtatzënia e saj e fundit.

Nikoqirja e “Lip Sync Battle” dhe nëna e vajzës Luna, 4 vjeçe dhe djalit Miles, 2, Teigen tregoi në një seri të postimeve në Instagram më të rejat mbi komplikimet e saj shëndetësore, duke zbuluar se ajo kishte gjakderdhje  “pak më pak se një muaj”.

“Të gjithë e dimë që unë kam qenë në pushim në shtrat për disa javë dhe kjo është si një pushim super serioz në shtrat. Çohem shpejt për të urinuar dhe kaq. Do të bëja banjë dy herë në javë, pa dush, sa më pak të jetë e mundur”, tha ajo nga shtrati i saj në spital.

Modelja shtoi se gjakderdhja po i vazhdon tash e një muaj andaj u detyrua të shtrihej në spital pasi situata iu përkeqësua.

34-vjeçarja Teigen u bëri thirrje fansave të mos besojnë atë që spekulohet në rrjete sociale, ngase ajo ka mjekë të mirë që kujdesen për të. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat