“Paske vdekur për vëmendje”- Fansat nuk janë mësuar ende me transformimin drastik të Fifit: Na bëje edhe moral

Bota e Yjeve

“Paske vdekur për vëmendje”- Fansat nuk janë mësuar ende me transformimin drastik të Fifit: Na bëje edhe moral

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 16:24
Fifi

Fifi ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve pas rënies në peshë dhe postimet e saj në rrjete sociale marrin shumë komente.

Pas humbjes së disa kilogramëve, këngëtarja ka ndryshuar edhe stilin e veshjes, duke bërë që në llogarinë e saj në Instagram të mos mungojnë pozat provokative dhe sensuale.

Këtë e kanë vënë re edhe fansat, por jo të gjithë kanë thënë gjëra pozitive në postimet e fundit të saj.

“Fifi paska vdekur për njëçik vëmendje. Dilje dhe na bëje moral pale.

Po kështu kanë thënë të gjitha: jo po më dhimbte shpina, jo po kisha cicat e mëdhaja, jo po bëra hundën se nuk merrja frymë e lloj lloj pallavrash. Po mos u shqetëso se ke Xhensilën më keq.”

Ndërkohë, një tjetër i shkruante:

“Mezi paske pritur të dobësohesh për të bërë foto të tilla”.

Fifi është përballur shpesh herë me komente të tilla që prej rënies së saj nga pesha dhe duket se ndjekësit do ta “shqetësojnë” deri sa të mësohen me ndryshimin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat