Bella Hadid kthehet nga pushimet, josh fansat me dukjen gjatë shëtitjes në New York

Bota e Yjeve

Bella Hadid kthehet nga pushimet, josh fansat me dukjen gjatë shëtitjes në New York

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 18:15
Bella Hadid

Ajo sapo është kthyer në shtëpinë e saj në New York, pasi festoi ditëlindjen e 24-të me miqtë.

Por, Bella Hadid tashmë po shihet në rrugët e qytetit, aty ku po tërheq vëmendje të madhe të fansave, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja është fotografuar nga paparacit, ndërsa shfaqej e veshur me një fustan bezhë.

E zbukuruar me pulla ari dhe një rrip lidhës zinxhir, fustani përmbante një jakë të gjerë dhe mëngë të gjata.

Përmes kësaj paraqitje, ajo shpalosi këmbët e saj të gjata dhe të tonifikuara, për të cilat stërvitet mjaft shumë.

Ndërkaq, ajo ka rikujtuar festimet e ditëlindjes ‘tropikale’ në mediat sociale, pasi udhëtimi përfundoi javën e kaluar. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat