Ermal Meta na prezanton me të fejuarën, dedikimi i veçantë

Bota e Yjeve

Ermal Meta na prezanton me të fejuarën, dedikimi i veçantë

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 13:52
Ermal Meta

Kantautori Ermal Meta, artisti shqiptar me famë ndërkombëtare, është treguar gjithnjë shumë i rezervuar për jetën e tij private.

Por pas më shumë se 2 vitesh kur i dha fund marrëdhënies 9-vjeçare me Silvia Notargiacomo, këngëtari nisi një romancë të re me Chiara Sturdà.

Fituesi i “Sanremos” pranoi publikisht lidhjen me Chiara-n gjatë periudhës së izolimit.

Prej disa kohësh çifti janë fejuar.

Së fundmi Chiara festoi ditëlindjen e 30 e me këtë rast, Ermali i ka kushtuar një urim romantik në rrjetet sociale.

“Ke lindur si sot 30 vjet më parë. Atë ditë duhet të ketë qenë ditë me shumë diell”, ka shkruar Ermali.

Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat