Përloti botën me rolin e “Memos”, aktori turk flet shqip në emisionin shqiptar

Bota e Yjeve

Përloti botën me rolin e “Memos”, aktori turk flet shqip në emisionin shqiptar

Më: 18 tetor 2020 Në ora: 14:00
Aras Bulut Iynemli

Aktori turk Aras Bulut Iynemli, i njohur për rolin e "Memos" në filmin "Mrekullia në qelinë nr7", ishte i ftuar në emisionin shqiptar "Qejfi më i madh se Stambolli", me moderatore Linda Imami. 

Aras Bulut në këtë intervistë speciale për fansat shqiptar, zbuloi më shumë për jetën e tij dhe suksesin e filmit që përloti botën.

Aktori tregoi se iu mbushën sytë me lot kur lexoi skenarin e filmit dhe e pranoi menjëherë rolin. Ai u shpreh se nuk e priste një sukses kaq të madh dhe se nuk e bën punën për të fituar çmime.

Gjatë intervistës, moderatorja Linda Imami i tha aktorit se në Shqipëri ende transmetohet seriali "Koha kalon", ku ai merr pjesë. Aras Bulut në këtë moment u përpoq të fliste shqip duke thënë titullin e serialit.

Në fund të emisionit, aktori u shpreh se dëshiron shumë ta vizitojë vendin tonë dhe shpreson që të vijë sa më shpejt. 

Kujtojmë që Aras Bulut luan edhe rolin e "Jamaçit" në serialin "Çukur". Ai ka luajtur gjithashtu edhe në serialin "I infiltruari" në rolin e Mert dhe rolin e princit në "Sulejmani i madhërishëm.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat