Nëse Afërdita nuk do kishte treguar që është shtatzënë, me siguri nuk do e kishim marrë vesh kurrë këtë gjë!

Bota e Yjeve

Nëse Afërdita nuk do kishte treguar që është shtatzënë, me siguri nuk do e kishim marrë vesh kurrë këtë gjë!

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 08:17
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj zbuloi disa ditë më parë përmes një videoje se ajo dhe partneri i saj, Jakub Kindl bëhen prindër për herë të parë. Afërdita do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ka treguar për ndjekësit se është tepër e emocionuar dhe se e donin shumë një fëmijë.

“Po, e kishim në plan dhe ndodhi menjëherë, prandaj nuk mund ta besonim dhe ishim shumë të lumtur”, ka treguar Afërdita gjatë një komunikimi me ndjekësit në Instagram.

Mirëpo, për disa muaj ajo e mbajti të fshehtë lajmin e pritjes së ëmbël dhe besojeni ose jo, tashmë është 5 muajshe shtatzënë! Përmes postimeve në Instagram, Afërdita na ka dëshmuar se këtë periudhë po e shijon në maksimum dhe ka vazhuar me të njëjtin aktivitet si më parë. Ajo ka treguar se çdo ditë ushtrohet në palestër për trupin e saj dhe sigurisht që të gjithë këtë po e bën me miratimin e mjekut.

Image
Insta

Ndërkohë Afërdita ka treguar se sot ka shkuar në plazh në Miami bashkë me Jakub për të marrë disa rreze dielli. Ajo ka publikuar foto ku shafqet me bikini dhe sërish të gjithëve ju ka rënë në sy barku i saj i sheshtë. Nëse Afërdita nuk do na e kishte treguar që është shtatzënë me siguri askush nuk do e kishte kuptuar këtë gjë deri në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat