Armina Mevlani poston foto të papublikuara me Zenin!

Bota e Yjeve

Armina Mevlani poston foto të papublikuara me Zenin!

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 09:53
Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani

Nga pushimet e para si çift, propozimi për martësë, dita e fejesës e për shumë momente të tjera të dyshes Armina Mevlani – Shkëlzen Berisha, duket se blogerja është bërë nostalgjike dhe ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto të papublikuara më parë të dyshes.

Sot është përvjetori i njohjes së çiftit dhe Armina ka kujtuar ditën e shënuar përmes momenteve më të bukura të romanës që nisi më shumë se 7 vite më parë.

Çifti kishte menduar verën e 2020-ës për datën e dasmës por për shkak të pandemisë planet e blogeres dhe juristit janë shtyrë për një moment më të përshtatshëm, duke qenë se për Arminën dasma është një ditë shumë e rëndësishme dhe ajo do të donte ta bënte siç gjithmonë e ka ëndërruar.

Image
Armina Mevlani, Shkëlzen Berisha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat