Hilary Duff njofton se është shtatzënë me fëmijën e tretë

Bota e Yjeve

Hilary Duff njofton se është shtatzënë me fëmijën e tretë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 13:28
Hillary Duff

Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.

Aktorja 33-vjeçare bëri njoftimin emocionues në Instagram të shtunën herët në një video të shkurtër me burrin e saj, Matthew Koma.

“Ne po rritemi. Kryesisht unë”, ishte mbishkrimi i yllit të ‘Disney’.

Ky do të jetë fëmija i tretë i Hilary, pasi ajo ndan një djalë, Luca, 8 vjeçar, me ish-burrin e saj Mike Comrie dhe një vajzë, Banks, një vjeçe me burrin aktual.

Dyshja u martuan në dhjetor të vitit 2019. Në atë kohë, ylli i “Younger” ndau një fotografi të saj dhe të partnerit përpara një makine ku shkruhej ‘Sapo e martuar’.

Të njëjtit u takuan para disa vitesh dhe rindezën romancën e tyre për herë të tretë në fund të vitit 2017.

Në tetor 2018, Duff solli në jetë vajzën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat