Shkrihen akujt: Leonora sërish me Valdrinin!

Bota e Yjeve

Shkrihen akujt: Leonora sërish me Valdrinin!

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 14:03
Leonora Jakupi

Për vite të tëra, Leonora Jakupi ishte muza e dizejnatorit Valdrin Sahiti. Bashkëpunimi i tyre ishte i hershëm dhe jetëgjatë.

Megjithatë, viteve të fundit, diçka ndryshoi dhe këngëtarja imazhin vendosi t’ia besojë të tjerë emrave.

Leonorën e pamë të veshur nga disa dizejnatorë por duket se “kthimi në origjinë” ka qenë i pashmangshëm.

Këngëtarja ka rikonsoliduar raportet me dizejnatorin dhe sërish i ka besuar treshes së famshme, Valdrin, Kaci dhe Sellma.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale ku shprehet:

“Po nuk provove gjërat ndryshe kurrë nuk mund të dish cilat janë më të mirat. Ekipi im i përhershëm i ëndrrave”.

Leonora pa dyshim se duket bukur gjithmonë por mund të themi që ky bashkim që sjell fuqinë na paska munguar!

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat