“Nuk jemi fejuar”- Supermodelja Kate Moss sqaron të vërtetën e unazës në gishtin e martesës: E bëra të dashurin që të ma blinte

Bota e Yjeve

“Nuk jemi fejuar”- Supermodelja Kate Moss sqaron të vërtetën e unazës në gishtin e martesës: E bëra të dashurin që të ma blinte

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 14:40
Kate Moss dhe Nikolai von Bismarck

Kate Moss e di që e meriton një unazë diamanti, pavarësisht nga statusi i marrëdhënies së saj.

Supermodelja tha se nuk është fejuar me të dashurin Nikolai von Bismarck, pavarësisht se ai i dhuroi një unazë smeraldi dhe diamanti, që e mban në gishtin e martesës.

“Oh, jo nuk jam e fejuar. Unë jam në një lidhje dhe e përkushtuar. I thashë që ‘unë po dal me ty dhe e kam gishtin bosht, ndaj më bëj dhuratë një unazë’,”– rrëfeu Kate Moss.

Më pas shtoi: “Më pëlqen të blej bizhuteri me Nikolai. Mendoj se disa burra ndjejnë të njëjtën kënaqësi të dhurojnë bizhuteri, aq sa ne që i marrim ato.”

Dhe duket se diamantet janë rruga drejt zemrës së Moss, e cila është prej 5 vitesh në një lidhje me fotografin.

Vazhdimisht ajo i blen vetes së saj bizhuteri të reja.

Gjithashtu, supermodelja tregoi se edhe ish-bashkëshorti i saj, Jefferson Hacki dhuroi një unazë diamanti kur vajza e tyre, Lila Moss erdhi në jetë 18 vite më parë.

“Kur solla në jetë Lilan, Jefferson më bleu një unazë diamanti, është e mrekullueshme. Do ia jap vajzës sime një ditë,”- tha ajo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat