“I kam ende krahët e nxirë”- U infektua me COVID dhe i ngatërruan analizat, Fjodora Fjora rrëfen momentin tronditës: Kalova në gjendje shoku

Bota e Yjeve

“I kam ende krahët e nxirë”- U infektua me COVID dhe i ngatërruan analizat, Fjodora Fjora rrëfen momentin tronditës: Kalova në gjendje shoku

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:16
Fjodora Fjora

Fjodora Fjora është mes personazhe publike që është infektuar nga COVID-19. Moderatorja e njohur bëri publik lajmin në ditën e 14 të infektimit dhe qëndroi për 16 ditë e izoluar.

Gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, ajo rrëfeu një nga momentet më tronditëse që kaloi përgjatë periudhës kur ishte e prekur nga koronavirusi.

Fjodora Fjora tregoi se në një klinikë private ku po ndiqej i ngatërruan analizat, duke i thënë se infeksioni në trupin e saj ishte 7-8 herë me e lartë se normalja.

Moderatorja tha se mjekët kërkuan ti jepnin një dozë për të fortë ilaçesh për COVID-19, por ajo nuk pranoi duke insistuar që t’ia bënin sërish analizat për të kuptuar se të para ia kishin bërë gabim.

Fjodora Fjora u shpreh se ky ishte një moment tronditës për të dhe kaloi në një gjendje shoku.

Ndërsa tregoi se për shkak të një morie analizash që ka bërë, i ka ende krahët e nxirë.

Fjodora Fjora: “Ishte një moment tronditës për mua. Klinika ku po ndiqesha më bëri një analiza gabim dhe ishin analizat e dytë për të kuptuar nëse trupi im ishte rikuperuar apo vazhdoja isha e sëmurë. Analizat ishin treguesit e gjakut dhe ishin bërë gabim për shumë keq, me disa vlera7-8 herë më të larta se normalja dhe vetëm me një intuitë personale, duke thënë se nuk kam kaq shumë shqetësime sa po më nxjerr kjo analizë. Thoshaa s’ka mundësi të kem një infeksion kaq të lartë, pa pasur temperaturë apo pa pasur një lodhje fizike.

Mjekët u alarmuan, më sugjeruan të bëja grafi për të parë shkallën e infeksionit, grafia për fat të mirë nxrri që s’kisha prekje të mushkërive në nivele të larta dhe atëherë këmbëngula për ta ribërë analizën para se të merrja antibiotikët shumë të fortë. Dhe doli që ishte bërë gabim. Jo vetëm që më panikosi, por atë ditë mund të kem kaluar një nga momentet më të vështira të pandemisë. Ajo ditë ishte shokuese për mua sepse mendo unë që jam një person publik, që ka njohje, që kur hyn të në një klinikë private dhe njerëzit të njohin dhe tentojnë të mos gabojnë sepse do japësh edhe një mesazh pastaj për njerëzit që do ta dëgjojnë.

Unë për një gjë ju lutem, që duhet të zgjedhin njerëz serioz për tu vizituar. Mendoja se isha në një vend serioz, por në rastin tim shoku që përjetova atë natë ishte shumë i madh. Isha vetëm në shtëpi dhe më zuri një panik i madh, rashë gati në një gjendje shoku. Duhet pasur kujdes dhe panik. Fluksi është i madhi njerëzve që bëjnë analiza, që janë prekur dhe janë në luftën e përditshme që të bëjnë analizat. I kam ende krahët të nxirë nga një mori analizash.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat