Të kanë tradhtuar? Ja si përgjigjet Shpat Kasapi, flet edhe për planet e së ardhmes me të dashurën: Më pëlqen të bëj seks …

Bota e Yjeve

Të kanë tradhtuar? Ja si përgjigjet Shpat Kasapi, flet edhe për planet e së ardhmes me të dashurën: Më pëlqen të bëj seks …

Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 14:19
Shpat Kasapi

Shpat Kasapi është përfolur shumë për historinë e tij të dashurisë me modelen Afërdita Dreshaj, marrëdhënia që mori fund disa vite më parë.

Të dy tashmë kanë nisur jetën e tyre me partnerë të tjerë. Aktualisht Shpat Kasapi po shijon lidhjen e dashurisë me Selvijen, pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni.

Kjo është lidhja e parë publike e Shpat Kasapit, që pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj.

Dhe duket se çifti po planifikojnë të shkojnë drejt martesës.

I ftuar në rubrikën “AfterParty”, këngëtari u shpreh se aktualisht preferojnë të bashkëjetojnë dhe dasmën mendojnë ta bëjnë private.

Shpat Kasapi pranoi se nuk është tradhtuar asnjëherë dhe se nuk ka tradhtuar.

Ndërsa rrëfeu edhe detaje intime, duke treguar se i pëlqen të bëjë seks gjithandej dhe për momentin dushin e bën veten dhe jo me partneren e tij.

Ai u shpreh se duhen shumë dhe të dy dominojnë në lidhje.

Pjesë nga intervista

Single apo në lidhje?

Shpat Kasapi: Në lidhje

Martesë apo bashkëjetesë?

Shpat Kasapi: Bashkëjetesë njëherë

Dasmë private apo tradicionale?

Shpat Kasapi: Private, se kemi menduar mirë por besojmë se private

Partnerja ideale: modele apo personazh jo publik?

Shpat Kasapi: Personazh jo publik

Seks në xhakuzi apo në natyrë?

Shpat Kasapi: Gjithandej

Dushin vetëm apo me partneren?

Shpat Kasapi: Deri tani vetëm, pastaj do shohim

Në lidhje dominon ti apo ajo?

Shpat Kasapi: Të dy

Në lidhje të mbahen sekrete apo të flitet për gjithçka?

Shpat Kasapi: Gjithçka

Të kanë tradhtuar apo ke tradhtuar?

Shpat Kasapi: Jo, asnjëra

E do apo ajo të do më shumë?

Shpat Kasapi: Të dy.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat