Blero dhe Afrona sjellin momentet më të bukura që kanë kaluar vite më parë.
Afrona Dika dhe Blero Muharremi janë ndër çiftet më të dashura të shoubizit shqiptar.
Dyshja tashmë kanë shumë vite bashkë, ndërsa vitin e kaluar vendosën ta kurorëzojnë dashurinë me martesë.
Së fundi, Blero dhe Afrona kanë publikuar disa fotografi, të cilat i kanë realizuara shumë vite më parë.
“Kur ishim të rinj”, ka shkruar Afrona në njërën prej fotove, ku shfaqet krah këngëtarit.
Ndërsa në një prej fotografive kujton edhe kohën kur flokët i kishte të zeza, ndërsa shkruan “Koha fluturon”.