Kim Kardashian shkëlqen me fustan Versace në foton nga udhëtimi në Tahiti

Bota e Yjeve

Kim Kardashian shkëlqen me fustan Versace në foton nga udhëtimi në Tahiti

Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 22:04
Kim Kardashian

Kim Kardashian ndau tjetër foto nga pushimi 1 milion dollarësh në Tahiti.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian West mbushi ditëlindjen e 40-të më 21 tetor, megjithatë edhe pse një muaj më pas, ajo ende ndan thuajse çdo ditë çastet nga udhëtimi i saj për një ditëlindje në Tahiti, shkruan Daily Mail.

Nëna e katër fëmijëve nga Calabasas udhëtoi me artistin e saj të flokëve Chris Appleton dhe grimeren Mary Phillips deri në French Polynesia për t’u siguruar që ajo ishte e gatshme për aparat fotografik.

Kardashian mori reagime të ashpra për shpenzimet e 1 milion dollarëve për festën e saj të ditëlindjes, pa maska, në mes të papunësisë rekorde dhe numrave të të infektuarve me COVID-19 që rriteshin në të gjithë vendin.

Kim dhe rrethi i saj i ngushtë qëndruan në vendpushimin luksoz Brando ku një natë kushton 20 mijë dollarë, në ishullin privat Tetiaroa.

Kjo ditëlindje e bukuroshes erdhi në kohën kur 21 milionë amerikanë janë të papunë dhe përfitimet e Kompensimit të Papunësisë Emergjente Pandemike do të skadojnë për Krishtlindje.

Që nga e mërkura, ka pasur 11.5 milionë raste të konfirmuara në të gjithë vendin që çuan në 250,537 vdekje – sipas Universitetit Johns Hopkins.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat