“Ja si të zgjon dashuria”- Renato Mekolli nuk e festoi vetëm ditëlindjen këtë herë! Ja surpriza që i bëri partnerja e tij

Bota e Yjeve

“Ja si të zgjon dashuria”- Renato Mekolli nuk e festoi vetëm ditëlindjen këtë herë! Ja surpriza që i bëri partnerja e tij

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 08:31
Renato Mekolli

Renato Mekolli festoi dje 38-vjetorin e lindjes, por këtë herë kjo ditë e veçantë e gjeti në SHBA, aty ku ndodhet prej disa ditësh.

Shefi i njohur i kushinëz si fillim zgjodhi t’i bëjë një urim vetes, prandaj publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shfaqej i veshur me një bluzë të bardhë, ndërsa në kokë mbante një kapuç dhe syze, krah së cilës shkruante:

“Krenar për jetën time. Duke festuar në vorbull. Djali i ditëlindjes”.

Por, duket se këtë udhëtim nuk ka dashur ta bëjë vetëm, pasi ka marrë edhe të dashurën.

Renato publikoi në Instagram një video, ku tregoi surprizën që ajo i kishte bërë që herët në mëngjes, duke e zgjuar me gota shampanje në krevat, ndërkohë që në sfond dëgjohej muzikë.

“Ja si të zgjon dashuria”,- shkroi ai krahas videos, ku duket shumë i lumtur dhe “i përkëdhelur”.

Nuk kanë munguar as urimet e shumta nga miqtë dhe të afërmit e Renatos, duke ia zbukuruar akoma më shumë këtë ditë të veçantë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat