Modelja shqiptare infektohet me Covid-19 në muajin e nëntë të shtatzënisë!

Bota e Yjeve

Modelja shqiptare infektohet me Covid-19 në muajin e nëntë të shtatzënisë!

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 08:43
Greis Petroviç

Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Greis Petroviç realizoi një intervistë me “Skype” ditën e sotme me “Ftesë në 5”, ku ka treguar se është infektuar me Covid-19.

Prej 7 ditësht ajo po lufton me virusin, teksa ka treguar se po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke.

“Uroj që ta kem kaluar këtë dreq COVIDI para se të vijë në jetë djali”, u shpreh Greis.

Image
Greis Petroviç

Ajo është shtatzënë për herë të dytë dhe djali i saj pritet të vijë në jetë në fillim të muajit dhjetor.Ndërkohë Greis është nënë e vogëlushes Emel, me të cilën ka realizuar edhe disa foto shumë të bukura së fundmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat