Jakub i bëri Afërditës dhuratën perfekte që lumturon çdo grua shtatzënë!

Bota e Yjeve

Jakub i bëri Afërditës dhuratën perfekte që lumturon çdo grua shtatzënë!

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 14:01
Afërdita Dreshaj

Afërdita Dreshaj dhe sportisti çek, Jakub Kindl, shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.

Këngëtarja do të sjellë në jetë një djalë, ndërsa ky lajm i bukur bëri xhiron e rrjetit pak javë më parë.

Pasi zbuluan gjininë në mënyrën më të bukur, Afërdita dhe partneri kanë treguar se i kanë nisur përgatitjet për bebushin që tani.

Afërdita është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe në Instagram nuk i kursen aspak fotot.

Tashmë këngëtarja ka vëmendjen maksimale të personave të dashur, të cilët mundohen t’i dhurojnë sa më shumë dashuri e lumturi çdo ditë.

Jakub po tregon një kujdes special për bashkëshorten, të cilës i ka bërë dhuratën më perfekte që Afërdita mund të kërkonte këto ditë.

Sportisti i ka dhuruar bashkëshortes një buqetë me lule dhe një arush për t’i shprehur dashurinë, si dhe çokollata e ëmbëlsira të tjera për të cilat ajo ka më shumë neps gjatë këtyre ditëve.

Image
Insta

“O Zot, surprizë për mua nga bashkëshorti im”- shkruan Afërdita e lumtur krahas videos ku tregon dhuratat kaq të thjeshta, por me shumë domethënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat