Pasi u bë nënë, Zaimina Vasjari kthen gjoksin bombastik në armën më të fortë

Bota e Yjeve

Pasi u bë nënë, Zaimina Vasjari kthen gjoksin bombastik në armën më të fortë

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 20:45
Zaimina Vasjari

Prej vitesh, Zaimina Vasjari i ka munguar industrisë së muzikës me prurje të reja. Për disa kohë, ajo nuk solli një projekt të ri muzikor, duke lënë të etur fansat e saj për këngë të reja dhe duke pritur me padurim rikthimin e saj.

Rikthimin e bëri para tre muajsh me klipin “Vetes”, ndërkohë që po punon për një këngë të re me Irkenc Hykën. Ndërsa tani e shohim çdo javë në ekran, si pjesë e projektit “Maskat”.

Ajo është pjesë e jurisë që përbëhet nga blogeri Olti Curri dhe këngëtarja Eranda Libohova. Gjatë programit, anëtarët e panelit zbulojnë VIP-at që fshihen pas maskave, ndërkohë që pikërisht për këtë arsye bëhet me të vërtetë show.

Image

Ndërkohë, bie në sy look-u i saj, ku duket se tashmë si nënë gjoksin e ka kthyer në pikën e saj më të fortë. Jo vetëm në ekran, por edhe në fotot që poston, Zaimina e ekspozon në mënyrë më rë mirë bustin e saj.

Kujtojmë se në intervista të ndryshme, Vasjari ka treguar se ndihet shumë e lumtur dhe se dëshiron që në të ardhmen familja e saj të zgjerohet me fëmijë të tjerë, sepse vajza e tyre Khloe i solli shumë gëzim në shtëpinë e tyre.

E ftuar në një program televiziv ca kohë më parë, ajo rrëfeu detaje mjaft interesante rreth jetës së saj personale. Këngëtarja u tregoi të gjithëve me gëzim të theksuar dëshirën që ka për të pasur një fëmijë të dytë.

“Do të doja që në vitin 2019 të kisha një shtatzëni, që në 2020 të kem edhe një bebe tjetër, por gjërat do të shihen nga angazhimet e punës dhe të gjitha gjërat që do të vijnë,”- tha Zaimina vitin e kaluar.

Siç duket, nuk i trembet aspak faktit që të rrisë dy fëmijë njëkohësisht. Para dy vitesh, Zaimina inauguroi vilën luksoze ku ka krijuar familjen me Klodian Asllanin.

“My sweet home” (Shtëpia ime e ëmbël) ishte diçitura sipër fotos ku shihej se Zaimina nuk e ka aspak të nevojshme të arratiset në ndonjë resort luksoz për të pushuar, pasi ka gjithçka i duhet në rezidencën e saj.

Me fotot ku merrte rreze në pishinën e saj, ajo inauguroi kështu vilën që dukej përrallore. Këngëtarja, që tani po i përkushtohet biznesit dhe arkitekturës, e prezantoi shtëpinë e saj me foto ambientesh si puzzle, por tashmë është e sigurt se gjithçka ka postuar janë kënde luksoze dhe plot shije të vilës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat