Kate Middleton dhe Princ William humbin mikun e tyre më të mirë

Bota e Yjeve

Kate Middleton dhe Princ William humbin mikun e tyre më të mirë

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 09:04
Kate Moddleton

Duket se për Kate Moddleton dhe Princin William dashuria për kafshët është një tjetër e përbashkët mes tyre.

Pas shume vitesh, çifti tregoi se ka humbur qenin e tyre, Lupon.

Për plot 9 vite, Lupo u bë pjesë e familjes së tyre, tregoi çifti në një postim në rrjetet sociale.

"Me hidhërim ju njoftojmë se fundjavën e kaluar qeni ynë, Lupo u nda nga jeta. Ai ka qenë në zemrën e familjes sonë nëntë vitet e fundit dhe do na mungojë shumë” - shkruhet në faqjen zyrtare “Kensington Royal”, bashkangjitur me një foto të Lupos.

Që nga viti 2011, Lupo u bë pjesë e portreteve familjare përgjatë viteve.

Ai ishte një dhuratë për Kirshtlindjet e këtij viti për William dhe Kate.

Duket, se për çiftin, Lupo ishte një pjesëtar i vërtetë në familje.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat