Nga lidhja e dashurisë tek planet e afërta për një fëmijë, Albana Osmani tregon detajet nga jeta e saj që nuk i dinim

Bota e Yjeve

Nga lidhja e dashurisë tek planet e afërta për një fëmijë, Albana Osmani tregon detajet nga jeta e saj që nuk i dinim

Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 16:29
Albana Osmani

Ditën e djeshme, Albana Osmani ka treguar shumë detaje të cilat nuk i kemi ditur në lidhje me jetën e saj private.

E ftuar në rubrikën “N’fermë”, moderatorja la të kuptohet se është në një lidhje dashurie dhe se është shumë e lumtur.

Ajo zbuloi se ka qarë për tre vite për shkak të një historie dashurie në të shkuarën, por tashmë ka mësuar nga gabimet e së kaluarës dhe ka mësuar ta dojë edhe më shumë veten.

Për më tepër, ajo zbuloi edhe planet për një fëmijë.

“Unë ndihem shumë e lumtur. Kam bërë shumë gabime, kam bërë 1 miliard gabime! Unë kam mësuar të dua veten më shumë se më përpara.

Kam qarë tre vite me radhë! Faleminderit të gjithë raporteve në jetë, sepse më mësuan të shikoj jetën me një sy tjetër. Do të bëj një fëmijë sa më shpejt”,- tha Albana.

Moderatorja tregoi me shaka se prej 10 vitesh dëshira më e madhe e familjes së saj çdo natë të ndërrimit të viteve është që ajo të gjejë një burrë.

“Ka nja 10 vite që sa herë ngrihet dollia e Vitit të ri në familjen time të gjithë thonë ‘hajd një burrë për Albanën’,”- tregoi moderatorja.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat