U ndanë pas 9 vitesh lidhje, aktorja e famshme hedh pas krahëve romancën me Austin Butler. Fotografohet në krahët e 24-vjeçarit

Bota e Yjeve

U ndanë pas 9 vitesh lidhje, aktorja e famshme hedh pas krahëve romancën me Austin Butler. Fotografohet në krahët e 24-vjeçarit

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:07
Vanessa Hudgens dhe Austin Butler.

Vanessa Hudgens ka hedhur pas krahëve ndarjen nga ish-i, Austin Butler.

Çifti u ndanë pas 9 vitesh së bashku, në fillim të këtij viti dhe duket se aktorja ka gjetur sërish dashurinë.

Në një postim në Instagram, ajo la të nënkuptohet se është në një lidhje.

Image

“Takim romantik,”– shkroi aktorja, duke shoqëruar postimin me një emoji zemre.

Dhe mbrëmjen e së shtunës, ajo u fotografua me bejsbollistin e MBL, Cole Tucket.

Vanessa Hudgens dukej shumë e lumtur në krah të 24-vjeçarit, teksa qëndronin të përqafuar.

Image

31-vjeçarja mbante veshur një fustan të zi të gjatë, me një prerje një pjesën e kofshës, ndërsa sipër mbante një pallto gri.

Kjo është hera e parë që aktroja fotografohet në krahët e një mashkulli, pas ndarjes nga 29-vjeçari, Austin Butler, në fillim të këtij viti.

Vanessa dhe aktori i “Once Upon A Time In Hollywood” nisën lidhjen në vitin 2011 dhe i dhanë fund në muajin janar.

Image

“Ai më frymëzon më shumë se kushdo. Të dy e respektojmë, besojmë dhe admirojmë njëri-tjetrin. Dua të martohem, të udhëtoj, pastaj të kem fëmijë, ndoshta në fund të të tridhjetave,”- tha Hudgens për “Women’s Health” në vitin 2018.

Përpara lidhjes me Butler, ajo ka qenë në një romancë me aktorin Zac Efron nga viti 2005 deri në vitin 2010.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat