I rritur me një baba dhunues, Will Smith flet për fëmijërinë e tij të dhimbshme dhe tregon çfarë e shtyu drejt komedisë: Unë po përballem me…

Bota e Yjeve

I rritur me një baba dhunues, Will Smith flet për fëmijërinë e tij të dhimbshme dhe tregon çfarë e shtyu drejt komedisë: Unë po përballem me…

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 00:10
Will Smith

Ai tha se rritja në një shtëpi abuzive e bëri të zhvillojë mekanizma mbrojtës jo të shëndetshëm, që ndikuan në jetën personale dhe në karrierën profesionale, raporton “Yahoo”.

“Babai im ishte i dhunshëm në shtëpi , kështu që një pjesë e tërë krijimit të Will Smith-it: shakatë, argëtimi, marrëzia, ishin për t’u siguruar që babai im ishte i kënaqur, aq sa të mos lëndonte nënën time, ose askënd tjetër në shtëpi”,- rrëfeu Smith.

“Unë interpretoja, kërceja dhe bëja shaka, ndërkohë që njerëzit që argëtoheshin, ishin mekanizmi im mbrojtës”.

Image

Në të njëjtën kohë, ai u rrit duke besuar se nëse i lëndonte njerëzit i pari, ata nuk mund ta lëndonin atë.

“Unë e kuptoj që ana tjetër e saj ishte, nëse do të të lëndoja mjaft keq, nuk do të ishe në gjendje të më përgjigjeshe”.

Plagët e fëmijërisë së Smith ndikuan edhe në marrëdhëniet e tij me gratë. Ai e quajti keqtrajtimin ndaj një gruaje si “dhimbjen më të madhe në jetë”.

Image

“Unë mendoj se për shkak të ngjarjeve me nënën time, si një djalë i vogël, kur babai im e rrihte dhe unë nuk mund ta mbroja atë… Keqtrajtimi i femrave është i padurueshëm dhe trupi im nuk mund ta tolerojë atë”,- tha aktori.

Smith foli edhe për ndarjen dhe për marrëdhënien me vajzën e tij.

“Kjo është absolutisht plaga ime kryesore. Në tre vitet e fundit, unë po përballem me të në mënyrë të vazhdueshme”.

Përsa i përket vajzës, ai tha:

Image

“Është e vetmja marrëdhënie me një grua, që unë nuk e kam prishur kurrë. Jam i sigurtë që Willow tani do të më thoshte: ‘Jo, ti ke gabuar në disa gjëra’, por në mendjen time, unë kam bërë më të mirën për të”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat