Dhjetëra ndërhyrje plastike për një qëllim, të duket si një kukull “barbie”

Bota e Yjeve

Dhjetëra ndërhyrje plastike për një qëllim, të duket si një kukull “barbie”

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 22:52
Chaty

Chaty ka një ëndërr, që një ditë të duket si “kukull barbie”. Për të arritur këtë ëndërr ajo ka bërë dhjetëra ndërhyrje estetike, ndër të cilat zmadhimin e gjoksit dhe ngushtimin e belit.

Së fundmi ajo ka publikuar një seri fotosh, ku në plan të parë ka vendosur format e përftuara nga ndërhyrjet. E reja filloi përpjekjet për të ndryshuar pamjen disa vite më parë, me qëllimin që të dukej porsi një “kukull”. Inspirim për të ka qenë Alica Amira, e njohur tanimë si “barbi njeri”. Në një intervistë për medait, Chaty, tregoi se shumë shpejt do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të reja, duke shtuar se ka ende punë për të arritur rezultatin e kërkuar.

“Unë kam ndryshuar pamjen time për t’u dukur më femërore, më e ngjashme me kukullën dhe për t’u bërë perfekte si një kukull Barbie. Unë e dua perfeksionizmin. Unë kam rritur madhësinë e gjinjve dhe buzëve të mia. Unë tashmë i kam bërë gjinjtë katër herë dhe më pëlqen të dukem si një kukull perfekte”, zbuloi 29-vjeçarja.

Chaty, deri më tani ka shpenzuar mijëra euro me ndërhyrjet plastike, por nuk ka ndërmend të ndalet, së paku sa të jetë konkurruese me modelin e saj Alica Amira.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat