Melania Trump edhe njëherë i la pa fjalë kritikët: Kështu vishet Dama e parë!

Bota e Yjeve

Melania Trump edhe njëherë i la pa fjalë kritikët: Kështu vishet Dama e parë!

Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 23:00
Melania Trump

Akoma aktuale, Zonja e parë e Amerikës, mirëpriti pemën e Krishtlindjes, e cila do të zbukurohet posaçërisht edhe këtë vit

Dekorimi i Shtëpisë së Bardhë përherë është ngjarje e veçantë dhe spektakolare, ndërkaq të gjithë me padurim presin të shohin se si do të duket ajo gjatë kohës së Krishtlindjeve dhe Viti të Ri.

Melania këtë herë ka zgjedhur pallton e cila shumë ngjason me pelerinën ngjyrë bardhë-zi.

Ky është një kombinim i provuar i ngjyrave që u përshtatet të gjithave në mënyrë të përkryer.

Manekinia të kujton kostumet e viteve ‘50, kështu që ato i dhanë asaj një dozë shtesë të feminitetit.

Veshjen e ka plotësuar me çizme të gjata ngjyrë të zezë dhe me doreza lëkure të së njëjtës ngjyrë.

Si edhe përherë, flokët i pati perfekt të stilizuara, ndërkaq Dama e parë ka treguar që po kënaqej në këtë ditë, andaj vazhdimisht kishte fytyrë të buzëqeshur.

Me cilën notë do ta vlerësonit këtë kombinim mode të Melanias?

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat