Aktorja 34-vjeçare zbuloi tatuazhin e bërë së fundmi gjatë paraqitjes tek “America’s Music Awards 2020”, dhe fansat janë të sigurt së ai i dedikohet të dashurit të saj.
Kjo ishte edhe dalja e tyre e parë publike së bashku që nga muaji mars, ku raportohet se dyshja filloi të dilte me njëri-tjetrin, sipas “Page Six”.
I pari që e vuri re tatuazhin e saj ishte një përdorues i aplikacionit “Twitter”, i cili tregoi se tatuazhi lexonte “el pistorelo”.
“Më në fund një pamje nga afër e tatuazhit të Megan Fox. Tatuazhi shkruan “el pistorelo”, që në spanjisht quhet ai që gjuan me armë, siç është dhe emri artistik i reperit: ‘Machine GUN Kelly, ku ‘gun’ do të thotë ‘armë'”,- ka shkruar ai.
Disa të tjerë mendonin se tatuazhi ishte në spanjisht, sepse të dy janë takuar për herë të parë në Kosta Rika.
30-vjeçari, Kelly, ende nuk ka zbuluar nëse ka bërë tatuazh inicialet e Megan diku në trupin e tij, i cili është aktualisht pothuajse i mbuluar i gjithi me të tillë.
Aktorja, nga ana tjetër, ka ende tatuazh emrin e ish-bashkëshortit të saj, në pjesën e poshtme të barkut.
Ajo ndan tre djem me Brian Austin Green.
Ndërsa Kelly ka një vajzë 12 vjeç, Casie Colson Baker, me ish-partneren, Emma Cannon, e cila nuk është e famshme.