Rina Lipa nxjerr nga arkivat foton më të bukur të fëmijërisë me Duan dhe i bën një urim special pas nominimeve në “Grammy”

Bota e Yjeve

Rina Lipa nxjerr nga arkivat foton më të bukur të fëmijërisë me Duan dhe i bën një urim special pas nominimeve në “Grammy”

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 17:15
Dua dhe Rina Lipa

Dua Lipa mësoi mbrëmjen e djeshme se është nominuar në 6 kategori për çmimet “Grammy”.  Ajo u nominua në kategoritë “Albumi më i mirë i vitit” dhe “Albumi më i mirë Pop Vokal” për albumin Future Nostalgia, “Regjistrimi i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo Pop” për Dont’start now, “Bashkëpunimi më i mirë pop” për Un Dia (One Day)” në bashkëpunim me J Balvin, Bad Bunny, and Tain.

Këngëtarja e zbuloi këtë gjë përmes një postimi shumë emocionues në rrjete sociale, ku në një video shfaqej duke shpërthyer në lot nga gëzimi.

“Nuk më duket e vërtetë!!!!! 6 nominime GRAMMY !!! Çfarë jete !!!! NUK MUND TA BESOJ !!! 6 !!!!! Zemra ime po rreh fortë dhe jam në shok total! Kam ngrirë !!!!!! Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë dhe mbështetjen! FALEMINDERIT @RECORDINGACADEMY !!!!!!!!! Duhet të pushojë pak që të mbledh veten !!!! Future nostalgia forever”, shkroi ajo në Instagram.

Pas këtij lajmi kaq të madh, kanë vërshuar mesazhet e shumta të urimit për artisten. Miq të saj, kolegë e të afërt i kanë uruar suksese Duas për arritjen, duke kryesuar nominimet së bashku me Taylor Swift dhe Beyonce.

Por urimin më të bukur e ka marrë nga motra e saj e vogël, Rina. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të shkrepur shumë vite më parë, kur ato të dyja kanë qenë ende vogëlushe dhe Dua shihet duke përqafuar të motrën

“Shoqja ime e ngushtë! Kaq krenare për ty”, shkruan Rina.

Kujtojmë se edhe në 2019-tën Dua shkroi historinë duke u bërë shqiptarja e parë që rrëmben dy çmime “Grammy”.

Image
Dua dhe Rina Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat